Konsumoi domestos, vdes gruaja në Pejë - NACIONALE

Konsumoi domestos, vdes gruaja në Pejë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua nga qyteti i Pejës ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar një substancë të quajtur 'domestos', mjaftë të rrezikshem i cili është i destinuar për pastrim.

Lajmin e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës për Nacionale.

"Me datën 11.08.2022, Policia është njoftuar nga Spitali se është paraqitur një grua e cila ka konsumuar domostos, dhe sot me datën 12.08.2022 nga ekipi mjekësor jemi informuar se e njëjta si pasojë e konsumimit të këtyre substancave ka ndërruar jetë", Rugova

Ekipi i Mjekësisë Ligjore konstatoi se ajo kishte ndërruar jetë dhe trupi i pajetë është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajme të ngjashme