Konsullata e Kosovës në Strasburg organizon pritje për votimin në Asamble, Kurti falënderon aleatët - NACIONALE

Konsullata e Kosovës në Strasburg organizon pritje për votimin në Asamble, Kurti falënderon aleatët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Strasburg të Francës ka organizua pritje me rastin votimit të suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Më këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar aleatët për mbështetjen e Kosovës në këtë rrugëtim.

Ai ka bërë me dije se ky votim i suksesshëm është rezultat e një punë të madhe.

Votimi i 82% dërrmues të anëtarëve të PACE ishte një miratim kumbues i rekordit të shtetit tonë për këto vlera. Kjo është rezultat i punës së palodhur, bashkëpunimit, aktiviteteve publike dhe takimeve të panumërta. Prandaj, dëshiroj të falënderoj ministren tonë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zëvendësministren time, Donika Gervalla, zëvendësin e saj, Kreshnik Ahmetin, ambasadorin tonë në Strasburg, Lulzim Hisenin dhe delegacionin tonë parlamentar në APKE, për angazhimin e palëkundur që ta shohin Kosovën si anëtare e Këshillit të Evropës”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme