Konjufca: Serbia dëshiron konflikt, institucionet tona s’mund të mposhten prej bandave - NACIONALE

Konjufca: Serbia dëshiron konflikt, institucionet tona s’mund të mposhten prej bandave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, po qëndron në Gjermani, ku ka dhënë një intervistë për Deutsche Ëelle-n. Në intervistën për DW, Konjufca ka theksuar se ekziston rreziku për sulme të tjera, duke shtuar se një rrezik i tillë është për shkak “që Serbia po sulmon”.

Megjithatë, Konjufca ka deklaruar se Kosova nuk është në konflikt, ndonëse Serbia dëshiron konflikt.

“Jo, Kosova nuk është konflikt. Ne e kemi shpallur pavarësinë tonë në vitin 2008 dhe kemi ardhur tash në niveiln e institucioneve tona të sigurisë, aq të përgatitura, sa më s'mund të mposhten prej bandave dhe prej grupeve terroriste. Kjo është arritje e madhe, nuk është konflikt. Serbia dëshiron konflikt, por ne e shuajmë, me institucionet tona çfarëdo përpjekje për ndezje konflikti në këtë mënyrë.” – deklaroi Konjufca.

Lajme të ngjashme