Konjufca pret në takim ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do të takohet nesër, në orën 09:00, me ministrin e Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad.
Pas takimit dypalësh, Konjufca dhe Haddad, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.
Në përfundim, Konjufca dhe Haddad do të dalin me një deklaratë të përbashkët për media.