Konjufca pret në takim kongresmenin amerikan Torres: Një mik i madh i shtetit tonë - NACIONALE

Konjufca pret në takim kongresmenin amerikan Torres: Një mik i madh i shtetit tonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka dëshiruar mirëseardhje kongrsmenit amerikan, Ritchie Torres në Kosovë.

Konjufca përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit tonë.

I dëshirojmë mirëseardhje kongresmenit amerikan Ritchie Torres në Kosovë. Kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit tonë. Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosova dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”’, ka shkruar Konjufca.

Lajme të ngjashme