Konjufca pasi Kosova u votua anëtare e asociuar në AP të NATO-s: Vendim i shkëlqyer - NACIONALE

Konjufca pasi Kosova u votua anëtare e asociuar në AP të NATO-s: Vendim i shkëlqyer

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pasi Kosova mori statutin e anëtarit të asocuar në Asamblen Parlamentare të NATO-së, duke thënë se ky është një vendim i “shkelqyer”.

Konjufca përmes një shkrimin në Facebook, ka thënë se Kosova është një histori suksesi e NATO-s.

Ai ka falënderuar delegacionin e Kuvendit në AP të NATO-s.

Republika e Kosovës është një histori suksesi e NATO-s, e interesave dhe qëllimeve të tij, ndërsa NATO është destin i Kosovës. Hapat në këtë frymë na gëzojnë dhe na e shtojnë më tej përgjegjësinë dhe përkushtimin në drejtim të paqes dhe stabilitetit, vlerave dhe synimeve të përbashkëta.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë:

Vendim i shkëlqyer i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kuvendit të Republikës së Kosovës i jep statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s.

Urime të gjithë qytetarëve tanë dhe mirënjohje të gjithë anëtarëve të AP të NATO-s, që me votën e tyre e jetësuan këtë arritje shumë të rëndësishme!

Një falënderim i veçantë shkon edhe për Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s! Përpjekja dhe angazhimi maksimal i këtij delegacioni u finalizua me këtë sukses të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shtetit tonë në tërësi.

Republika e Kosovës është një histori suksesi e NATO-s, e interesave dhe qëllimeve të tij, ndërsa NATO është destin i Kosovës. Hapat në këtë frymë na gëzojnë dhe na e shtojnë më tej përgjegjësinë dhe përkushtimin në drejtim të paqes dhe stabilitetit, vlerave dhe synimeve të përbashkëta.

Lajme të ngjashme