Konjufca-deputetëve: Shtyhuni për gjithçka, përveç për Amerikën e NATO-n
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga deputetët që të përplasen për çdo gjë në Kuvend, përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.
Ai ka thënë se deputetët mund të shtyehen për gjithçka përveç Amerikës e NATO-s.
“Unë vec e kam një lutje. Gjithçka mund të shtyheni në këtë Kuvend , veç më doket e kotë për Amerikën dhe NATO, nuk ka kuptim, se konsideroj që krejt si njëjtë i dojmë, secili këtu”, ka thënë ai.
Konjufca tha se Lista Serbe nuk e ‘don’ Amerikën.
“Ata që nuk i dojnë si grup parlamentar nuk janë hiç, nuk po marrin pjesë”, ka thënë ai.
“Ju tjerët më dokeni të njejtë, të gjithë kështu”, u shpreh ai gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet Strategjia e Sigurisë 2022-2027.
