Kongresisti amerikan: Serbia t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani - NACIONALE

Kongresisti amerikan: Serbia t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani

3 orë më parë

nga NACIONALE

Kongresisti amerikan Joe Wilson i ka bërë thirrje Serbisë që t’i ndërpresë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të distancohet plotësisht nga Rusia, Kina dhe Irani.

Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Wilson rikonfirmoi mbështetjen e tij për pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar të papranueshme qasjen e Beogradit ndaj saj.

“Dhe Kosovën – kam qenë në Prishtinë – dhe pavarësia e saj, për mua, është shumë e rëndësishme. Dhe, për fat të keq, kërcënimet nga Serbia thjesht – në shekullin XXI – nuk duhet të ndodhin”, deklaroi Wilson.

Ai tha se Serbia duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, por se për këtë nevojitet shkëputje e qartë nga pushtetet autoritare.

“Është koha për t’i ndërprerë marrëdhëniet me diktaturat e Pekinit, Moskës dhe Teheranit”, theksoi kongresisti amerikan.

Lajme të ngjashme