Komunikata për marre: Martin Berishaj e Ambasada e Kosovës në Zagreb “i hanë ë-jat” - NACIONALE

Komunikata për marre: Martin Berishaj e Ambasada e Kosovës në Zagreb “i hanë ë-jat”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të enjten në Prishtinë është mbajtur Forumi Ekonomik me Kosovës dhe Kroacisë. I pranishëm, ishte edhe një prej figurave më të diskutuara këto ditë, jo për të mirë, por për skandale, ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj.

Ky i fundit dhe ambasada, siç duket nuk janë kujdesur shumë në komunikimin e tyre për publikun rreth këtij organizimi.

Në komunikatën e lëshuar fillimisht nga ambasada, e pastaj në disa fjali të shpërndara edhe nga ambasadori Berishaj, nuk gjendet askund as edhe një “ë”.

“Ne Prishtine sot u hap Forumi Ekonomik Kosove Kroaci ku marrin pjese 50 ndermarrje kroate te cilat do te takohen me 80 ndermarrje kosovare ne Forumin Ekonomik Kosove-Kroaci . Forumi u hap nga Kryeministri i Republikes se Kosoves z Albin Kurti kurse nga Kroacia kete Forum e pershendeti kryeministri kroat z. Andrej Plenković i cili per kete Forum Ekonomik e kishte te derguarin special te tij, ministrin per Ekonomi dhe Zhvillim te qendrueshem z Davor Filipović.” – ka shkruar Berishaj.

Siç mund të shihni më poshtë, edhe në postimin e ambasadës në vend të shkronjës “ë” është përdorur shkronja “e”.

Lajme të ngjashme