Komunikata e pazakontë e KFOR-it, komandanti takon diplomatët e BE-së; flasin për sigurinë dhe rikujtojnë që janë “reaguesi i tretë” - NACIONALE

Komunikata e pazakontë e KFOR-it, komandanti takon diplomatët e BE-së; flasin për sigurinë dhe rikujtojnë që janë “reaguesi i tretë”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një komunikatë e pazakontë është lëshuar nga Misioni Paqembajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ku njoftohet se komandanti turk është takuar me “ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian” në Kosovë, por pa treguar sa prej tyre, duke qenë fjali tejet e përgjitshme.

Në këtë takim, në emër përmenden Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog si dhe Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, me të cilët është diskutuar për “përpjekjet e sigurisë” së KFOR-it brenda mandatit të saj me Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit.

Përtej shabllonit që veprojnë në bazë të Rezolutës 12/44 “të paanshëm gjatë tërë kohës” aty rikujtohet që “KFOR-i është reaguesi i tretë”.

Lajme të ngjashme