Komuna e Shpejtim Bulliqit rrezikon të dënohet me mijëra euro, publikoi të dhëna personale të qytetarëve - NACIONALE

Komuna e Shpejtim Bulliqit rrezikon të dënohet me mijëra euro, publikoi të dhëna personale të qytetarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Podujevës e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi mori 20 mijë euro gjobë nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, por, rrezikon që të humb shumën e njëjtë sërish.

Krejt kjo, pasi që sërish në faqën zyrtare janë publikuar të dhënat personale të qytetarëve që kanë marrë pjesë në debate publike.

Klan Kosova raporton se Agjencia ka nisur mbledhjen e fakteve rreth rastit dhe analizimin e tyre.

Për këto, pritet që të dalin me vendim.

Mediumi raporton se nëse vërtetohet që sërish është thyer privatësia e qytetarëve, duke ua publikuar numrat e telefonit e në disa raste edhe numrat personal, mund të marrë dënim maksimal.

Komuna, raportohet se të ua fshiu shpejt të njëjtëve të dhënat, për të cilat, thanë se u publikuan gabimisht.

Lajme të ngjashme