Komuna e Prizrenit paguan 124 mijë euro për avokat, ani pse ka zyrtar ligjor - NACIONALE

Komuna e Prizrenit paguan 124 mijë euro për avokat, ani pse ka zyrtar ligjor

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Komuna e Prizrenit ka përfaqësues ligjorë.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar që e njëjta të nënshkruajë kontratë me një avokat.

Ka qenë organizata "Demokracy Plus" që ka publikuar një dokument të tillë.

Më 2020 dhe 2021 Prizreni kishte lidhur tri kontrata me operatorin e njëjtë ekonomik.

Në vitin 2020 kishte paguar për 6 muaj 16.364 euro, ndërsa më pas nënshkroi kontratë të re këtë vit në vlerë 62.294 euro, për një vit.

Vitin e kaluar ndërkaq, nënshkroi një kontratë të re njëvjeçare me vlerë 46.303 euro.

Lajme të ngjashme