Komuna e Prishtines dhe ShSKUK nisin zbatimin e marrëveshjes për shërbime të shpejta në Kardiologjinë Invazive - NACIONALE

Komuna e Prishtines dhe ShSKUK nisin zbatimin e marrëveshjes për shërbime të shpejta në Kardiologjinë Invazive

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot ka nisur zbatimi i marrëveshjes për bashkëpunim mes Kryeqytetit e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, të nënshkruar në fillim të javës, mes Kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama e Drejtorit të SHSKUK-së, Elvir Azizi në prani të ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia, dy institucionet filluan ta realizojnë që të enjten.

Marrëveshja ka të bëjë me shërbimeve mjekësore për infarkt akut të miokardit.

Nënkryetari i Kryeqytetit, Alban Zogaj, e ka vlerësuar implementimin e kësaj marrëveshje si shume të rëndësishmë, duke thënë se do të ofrohen të gjitha kapacitetet mjekësore dhe infrastrukturore për të zbatuar këtë projekt jetik për pacientet

Sot filloi zbatimi i pilot projektit përmes së cilit pacientët e rajonit të Prishtinës që pësojnë infarkt akut të miokardit në kohë rekorde do të marrin trajtimin në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë Invazive, përkatësisht do të sjellen direkt në koronarografi dhe stentim, pa shkuar në Klinikën Emergjente”, thuhet në njoftim.

“Nisjen e reazlimit të këtij pilot projekti e cilësoi shumë të rëndësishëm nënkryetari i Kryeqytetit,Alban Zogaj, i cili tha se do të ofrohen të gjitha kapacitetet mjekësore dhe infrastrukturore për të zbatuar këtë projekt jetik për pacientet”, thuhet tutje.

Me këtë rast, drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, tha se përmes Klinikës së Kardiologjisë do të mundësojë që pacientët që pësojnë infarkt të miokardit do të sjellin direkt në Kardiologji Invazive nga Enti i Urgjencës së Komunës së Prishtinës, duke shfrytëzuar kohën që në mjekësi njihet si koha e “artë” në reagim të shpejtë”, njofton Komuna e Prishtinës.

Lajme të ngjashme