"Kompanitë po operojnë me humbje" - Shoqata e Naftëtarëve thirrje Kurtit që ta ndalë politikën e çmimeve tavan - NACIONALE

"Kompanitë po operojnë me humbje" - Shoqata e Naftëtarëve thirrje Kurtit që ta ndalë politikën e çmimeve tavan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetar i shoqatës se naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bejrani, ka kërkuar nga Qeveria që ta ndalojnë praktikën e çmimeve tavan pasi sipas tij, kjo po u shkakton humbje të mëdha kompanive.

Bejrani, në letrën drejtuar kryeministrit Kurti dhe ministres Hajdari, ka paralajmëruar që nëse vazhdon kjo praktikë me mijëra punëtorë do të mbesin pa punë.

Letra e plotë:

I nderuar kryeminister:

z. Albin Kurti

e nderuar ministre

Rozeta Hajdari

Ndërmerrni masa

Vendimi i fundit i Qeverise për vendosjen e çmimeve tavan te derivateve, është skandaloz pasi qe çmimi i vendosur shitës është nen çmimin blerës.

Çmimi blerës për Nafte, sot është: 1.75 Euro, dje ishte: 1.68 Euro, ndërsa pardje: 1.66 Euro.

Ndërsa çmimi tavan i vendosur nga Qeveria për nafte eshte:1.67 Euro.

Vendime te këtij lloji janë duke i detyruar kompanitë te operojnë me humbje trashanike, dhe shumë shpejt shumë nga kompanitë do te falimentojmë, për shkak qasjes se gabuar te Qeverise ne vendosjen e çmimit tavan. Ku si kompanitë e mëdha po ashtu ato individuale me kosto ma te ulet te operimit janë barazuar.

Kjo praktike sigurte do ti falimentoj shume kompani dhe me mija punëtor do te mbesin pa pune.

Sinqerisht ju lutemi qe te ndërroni ketë praktike, si gjithnjë jemi të hapur të diskutojmë për modalitetin me te përshtatshëm për rregullim të çmimeve, duke u bazuar në analiza të mirëfillta.

Me Respekt

Fadil Berjani

Kryetar i shoqatës se natareve të Kosovës

Lajme të ngjashme