Komisioni Evropian jep një listë me dëmet që i janë shkaktuar Rusisë nga sanksionet
Komisioni Evropian tha të enjten se sanksionet janë duke e goditur rëndë dhe thellësisht Rusinë, duke ia kufizuar aftësinë për ta financuar agresionin kundër Ukrainës.
“Ekonomia e vendit po bëhet me ngecje dhe e izoluar: GDP-ja ka rënë për më shumë se 10 për qind këtë vit; prodhimi i veturave ka rënë për rreth 90 për qind në krahasim me vitin e kaluar; mbi 1000 kompani ndërkombëtare janë tërhequr nga vendi; paaftësi për ta modernizuar ekonominë me teknologji të avancuar; ndalim i importit të shumë prodhimeve me vlerë të lartë nga Bashkimi Evropian”, thuhet në postimin e Komisionit Evropian në “Facebook”.
“Në bashkërendim me 40 shtetet, BE-ja do ta vazhdojë presionin për ta privuar Kremlinin nga mënyrat për financimin e kësaj lufte brutale e të pakuptimtë”, thuhet më tej në postim.