Komisioni Disiplinor i FFK-së gjobit me 1 mijë euro Dritën
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka gjobitur me 1 mijë euro skuadrën nga Gjilani, FC Drita.
Në humbjen e Dritës ndaj Prishtinës, tifozët vendas "Intelektualët" ndezën mjete piroteknike dhe ofenduan trajnerin e Prishtinës, Ismet Munishi.
Kështu, Komisioni Disiplinor i ka dënuar me 1 mijë euro nënkampionin e Kosovës.
:“FC ”Drita”. Në minutën 6-të simpatizuesit vendas ”INTELEKTUALET”, ndezin fishekëzjarre tymuese dhe si pasojë referi detyrohet ta ndërpresë lojën për 1 (një) minutë. Pas shënimit të golit nga ana e ekipit vendas në minutën 89, prapë ndezin fishekëzjarre tymuese dhe hedhin fare pranë fushës së lojës mjet piroteknik shurdhues, ndërkaq në minutat 83 dhe 90+3, shajnë dhe ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafirë. Sipas raportit delegatit të ndeshjes Drita- Prishtina si dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në komunikatën zyrtare.