Komisionerja për Zgjerim e BE-së “e shtyn” vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike - NACIONALE

Komisionerja për Zgjerim e BE-së “e shtyn” vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka anuluar vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend.

Lajmi u konfirmua nga Komisioni Evropian për portalin European Western Balkans.

Sipas një zëdhënësi të Komisionit, Kos e njoftoi për vendimin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë një bisede telefonike.

“Në një telefonatë me kryeministrin Kurti, komisionerja Kos e informoi atë se do ta shtyjë vizitën për shkak të zhvillimeve të fundit politike”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Megjithatë, u theksua se komisionerja synon të udhëtojë në Prishtinë në momentin më të parë të mundshëm.

Sipas raportimit të Radio Free Europe, vizita ishte paralajmëruar javën e kaluar dhe jozyrtarisht ishte planifikuar për 12 mars. Kjo do të ishte vizita e parë e Kos në Kosovë në cilësinë e saj të re.

Lajme të ngjashme