Komisionerja e AIP-së, po merr pjesë në Konferencën "Rreziqet dhe Pajtueshmëria në Epokën Digjitale" në Kroaci - NACIONALE

Komisionerja e AIP-së, po merr pjesë në Konferencën "Rreziqet dhe Pajtueshmëria në Epokën Digjitale" në Kroaci

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Kosova ka miratuar rregullat e GDPR- it me legjislacionin e saj dhe Agjencia për Informimin dhe Privatësi në procesin vendimmarrës për mbrojtjen e të dhënave personale, aplikon standarde të larta, ashtu siç është përcaktuar me standarde evropiane” ka thënë Komisionerja Krenare Sogojeva Demraku

Me ftesë të autoriteti Kroat për Mbrojtjen e të dhënave personale, Drejtorit Zdravko Vukić, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Sogojeva- Dermaku po merr pjesën ne Konferencën "Rreziqet dhe Pajtueshmëria në Epokën Digjitale" organizuar me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Agjencisë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në prezantimin e të arriturave të Kosovës në fushën e mbrojtjen e të dhënave personale, Komisionerja Krenare Sogojeva Dermaku tha se legjislacioni i Kosovës është në harmoni me standardet evropiane për mbrojtjen e te dhënave personale ndërsa bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar eshë shume i nevojshëm. “Kosova ka miratuar rregullat e GDPR- it në legjislacionin e saj në nivel nacional dhe Agjencia për Informimin dhe Privatësi në procesin vendimmarrës për mbrojtjen e të dhënave personale, aplikon standarde të larta ashtu siç është përcaktuar me rregullativën evropiane”.

Duke e falënderuar autoritetin Kroat për mundësinë e bashkëpunimit, Komisionerja Krenare Sogojeva Dermaku, tha se bashkëpunimi i autoriteteve për mbrojtjen e te dhënave personale ne nivel regjional dhe ndërkombëtar do të shërbejë në ndërtimin e nëj të ardhme te suksesshme duke siguruar vendimmarrje me standarde të larta ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale te qytetarëve. Gjithashtu, Komisionerja, Sogojeva Dermaku theksoi se mbrojtja e të dhënave personale në epokën digjitale të zhvillimit të teknologjisë informative, është sfiduese dhe paraqet domosdoshmëri për nxitur bashkëpunimin më të ngushtë mes autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave personale në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, në shkëmbimin e praktikave me të mira për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në sesionin “E drejta për mbrojtjen e të dhënave: një gur themeli i sundimit të ligjit në epokën digjitale” folën përfaqësues nga autoritet ndërkombëtare: Guido Scorza, anëtar i Bordit në Autoritetin Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Matthias Schmidl, Komsioner në Autoritetin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Ausri, Ventsislav Karadjov, Kryetar i Autoritetit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Bulgari dhe Mirosław Wróblewski, Kryetar i Autoritetit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Poloni.

Lajme të ngjashme