Komisioneri Varhelyi takon Besnik Bislimin: Tema ishte "aplikimi i Kosovës për nisjen e procesit të anëtarësimit në BE
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka treguar se sot e ka takuar Zv. Kryeministrin e Kosovës, Bensik Bislimin.
“Aplikimi i afërt i Kosovës për nisjen e procesit të anëtarësimit në BE ishte tema e takimit me Besnik Bislimin,” – ka shkruar komisioneri në profilin e tij në Twitter.
Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ndërkohë, sot nga Vjena është shprehur se aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat për hyrje në BE do të ndodhte para Krishtlindjeve, 24 dhjetorit.
Në anën tjetër, Zv. Kryeministri Besnik Bislimi ka zhvilluar edhe takime të tjera në Bruksel, disa prej të cilave i ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter gjatë ditës së djeshme.