Komentuesja e bën për "pesë pare" deputetin Uka: Pse e lë nën hije gruan kur ajo mund ta mbrojë veten? - NACIONALE

Komentuesja e bën për "pesë pare" deputetin Uka: Pse e lë nën hije gruan kur ajo mund ta mbrojë veten?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Fitim Uka ka reaguar pas raportimeve në media, ku thuhej se gruaja e tij është punësuar në UP para një doktoranteje të Oxford-it.

Në rrjetin social "Facebook", ai mori mbështetje edhe nga vajza e Shpejtim Bulliqit, Egzona.

Megjithatë, kishte edhe komente të tilla që ishin kundër.

Një sosh ishte nga një qytetare me emrin Madella dhe mbiemrin Luisa.

Kjo e fundit, kritikoi Ukën duke thënë se nuk ka nevojë fare ta mbrojë bashkëshorten, pasi ajo mund ta mbrojë veten.

Më poshtë edhe komenti i plotë pa ndërhyrje nga redaksia:

Nese “gruaja e deputetit” nuk eshte e lumtur me faktin se i ka mbetur ky titull, atehere perse e sheh te nevojshme te adresosh çeshtjen e njejte, dhe te flasesh ne mbrojtje te saj kur ajo mund ta beje kete gje per veten e saj? Keshtu kontriboni qe ajo te jetoje gjithmone nen hijen tende.Ju vetem po e deshmoni faktin qe ju perdorni reputacionin dhe privilegjin qe keni si profesor, dhe si deputet i partise (qe eshte ne fuqi) per mbeshtetje ne rrjete sociale, njejte sikurse keni influencuar vendimin e pa logjikshem te komisionit edhe ne jete reale me po te njejtat arme. Aplikantja tjeter i ka permbushur kriteret dhe e ka merituar poziten pavaresisht zhurmes qe beni ju me tere farefisin, bashke me njerezit tjere qe kane pesuar shperlarje te trurit duke iu perulur secilit njeri qe iu duket se ka me shume fuqi dhe ndikim. Ne fund te fundit, synimi i nje profesori (siç duhet te jete edhe i yti) eshte te kemi sa me shume studente qe kane vullnetin dhe deshiren ti ndjekin studimet ne fakultetet me prestigjoze ne bote, per te ardhur perseri ne vendin e tyre per te kontribuar me aftesite e fituara. E çfare beni ju? I demoralizoni dhe nençmoni.

Lajme të ngjashme