Koloneli amerikan në pension: Kosova ka përparuar në 25 vitet e fundit, anëtarësimi në BE e NATO në horizont
Koloneli amerikan në pension, Todd Jacobus, ka thënë se përparimet e Kosovës gjatë 25 viteve të fundit kanë qenë të rëndësishme.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, koloneli që ishte zëvendëskryesues i Ekipit Këshillues të NATO-s në Kosovë, ka thënë se anëtarësimi i vendit në NATO e BE janë në horizont.
“Përparimet e Kosovës gjatë 25 viteve të fundit kanë qenë të rëndësishme. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO janë në horizont. Më e mira nuk ka ardhur ende për Kosovën dhe Iowa është partnere në këtë rrugëtim.” – ka shkruar ai.
Thanks to @DMRegister for update on Iowa - Kosovo partnership. Kosovo’s advancements over the last 25 years have been significant. European Union & NATO membership are on horizon. The best is yet to come for Kosovo & Iowa is a partner on this journey. #IowaInKosovo #KosovoInIowa pic.twitter.com/lFE8lV2OoS
— Todd Jacobus (@toddjacobus) September 14, 2024