“Kolona, villa, kamera”: Bajqinovci e bën një lojë me asociacion, u kërkon qytetarëve të plotësojnë - NACIONALE

“Kolona, villa, kamera”: Bajqinovci e bën një lojë me asociacion, u kërkon qytetarëve të plotësojnë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mefail Bajqinovci, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, ka bërë një status interesant, në të cilin ka shkruar një lojë me asociacion.

Madje, ai ka bërë dy kolona, duke shkruar “villa, kamera”.

Tutje, Bajqinovci u ka kërkuar qytetrëve të plotësojnë dy kolonat e mbetura.

Si duket Bajqinovci në mënyrë metaforike ka komentuar deklarimin e Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, e cila paralajmëroi fotografi në villën e Milan Radoiçiqit, i akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë, me të cilin gjatë vitit 2022 kishte biseduar për disa çështje përmes telefonit.

Lajme të ngjashme