Koleg se jo mahi: Polici i “harron” Kurtin e Mickoskin, i fotografon kolegët nga Njësia Speciale - NACIONALE

Koleg se jo mahi: Polici i “harron” Kurtin e Mickoskin, i fotografon kolegët nga Njësia Speciale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Diku në afërsi të Prishtinës, të hënën po mbahet mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Edhe pse organizatorët e protokollit mund të jenë përkujdesur për çdo hollësi, një pamje interesante vjen nga pritja e mysafirit maqedonas në tepihun e kuq.

Përderisa një pjesëtar i Gardës Ceremoniale të FSK-së po i drejtohej kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke i thënë se pjesëtarët e saj ishin rreshtuar për nder të vizitës së tij, kjo skenë mësa duket nuk ishte fort i magjepsur, pasi ndau disa sekonda nga orari në detyrë për të fotografuar dy kolegë të Njësisë Speciale, të cilët po qëndronin brenda një automjeti të policisë.

Polici i ulur në ulësen e përparme të veturës shihet duke buzëqeshur për foto.

Nuk dihet nëse polici në uniformë të kaltër vendosi vetë që t’i fotografonte kolegët, apo nëse një gjë të tillë ia kërkuan ata.

Sidoqoftë, ka pak gjasa që siguria e dy kryeministrave të jetë cenuar gjatë këtij momenti “joprotokollar”, pasi të pranishëm ishin edhe shumë policë të tjerë e zyrtarë të sigurisë.

Lajme të ngjashme