Koci pasi ministrja Haxhiu paralajmëroi padi ndaj një qytetari: Atë e mbron liria e shprehjes
Avokati, Arianit Koci, është përfshirë në përplasjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe një qytetari.
Koci ka thënë se Haxhiu nuk mund të bëjë kallëzim penal ndaj qytetarit ashtu qysh paralajmëroi.
Sipas Kocit, Haxhiu nuk po e kupton lirën e shprehjes së qytetarëve.
“Më falni zonja ministreshë Albulena Haxhiu, ashtu funksionon shoqëria e cila lirinë e shprehjes e ka një prej postulateve kryesore.”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Shkrimi i tij i plotë:
Statusi i Korab Blakaj, po tingëllon rëndë shumë rëndë, edhe për shijën time, por nuk është vepër penale.
Thjesht, Korabi ka bërë tallje, satirë, humor!
Këtë lloj statusi e mbron liria e shprehjes.
Revista satirike javore Charlie Hebdo, e ka humorin edhe më të rëndë; humor të zi me primesa të fyerjes së rëndë dhe sakrilegjit, por nuk i bëjnë kallëzime penale. Sidomos jo, zyrtarët e lartë të shtetit.
Më falni zonja ministreshë Albulena Haxhiu, ashtu funksionon shoqëria e cila lirinë e shprehjes e ka një prej postulateve kryesore.
Prandaj, mos humbni kohë. Mos e bëni kallëzimin penal!
