Koci: Nuk mund ta paramendoj që AKI përcjellë gazetarët tanë elitarë, nuk bëhet kjo - NACIONALE

Koci: Nuk mund ta paramendoj që AKI përcjellë gazetarët tanë elitarë, nuk bëhet kjo

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avokati i njohur, Arianit Koci në një postim të fundit ka reaguar pas raportimeve se Agjencia e Intelegjencës së Kosovës po përcjellë gazetarët Berat Buzhala, Vehbi Kajtazi, Lirim Mehmetaj dhe Ilir Mirena.

Në një shkrim në Facebook, ai fillimisht ka thënë se AKI është struktura shtetërore për të cilën ka simpati më së shumti.

Megjithatë, Koci ka shkruar se nuk mund të paramendojë që gazetarët po përgjohen nga ky institucion.

“Nuk mundem me e paramendu që Agjencia e Inteligjencës së Kosovës, simpatia ime, i përcjellë, i vëzhgon dhe i përgjon gazetarët tanë elitarë.

Jo, nuk bëhet kjo punë!

Është degradim për komunitetin e respektuar të inteligjencës dhe humbje për demokracinë.”

“Ka raste kur nuk pajtohem me Berat Buzhala, Vehbi Kajtazi, Lirim Mehmetaj, Ilir Mirena dhe disa gazetarë të tjerë!

Mund të kemi edhe qëndrime të ndryshme politike.

Por edhe kur nuk pajtohem, as në endërr nuk më shkon me iu ndalu punën.” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme