Koci habit: Llabani është gjyqtari më i mirë në Kushtetuese, e marrë seriozisht Presidenten, por është dashtë më herët
Avokati Arianit Koci referuar akuzave dhe informatave që u thanë të jenë bartut nga AKI te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, se Radomir Llaban është agjent dhe bashkëpunëtor i BIA-s famëkeqe serbe, tha se i merr shumë serizoisht deklarimet e Vjosa Osmanit, por se ajo e njëjta është qenë dashur të deklarohte më herët.
Përndryshe, tha Arianit Koci, Radomir Llaban “është gjyqtari më i mirë në Gjykatë Kushtetuese” dhe se i ka lexuar të gjitha vendimet e mia, për të cilat tha se “janë të arsyetuara mirë”.
“Unë nuk e njoh personalisht Llabanin, por profesionalisht – në krejt vendimet që ia kam lexu – momentalisht është gjyqtari më i mirë i Gjykatës Kushtetuese. Të gjitha vendimet e tij janë të arsyetuara mirë, kanë logjikë të shnosh juridike edhe vendimet e tij kanë kontribu dhe ndihmu në sistematizimin dhe forcimin e praktikës së gjykatës kushtetuese. Është shumë jurist i mirë.
Por, e marrë seriozisht Presidenten. Nëse AKI ka thanë se ky e rrezikon (sigurinë kombëtare), por unë organeve tona në çdo rast ju besoj. Është situatë shumë e rrezikshme nëse është e vërtetë.
AKI kur jep informatë jo gjithmonë është sakt, por ajo informatë merret si bazë për mu materializu si provë. Kur krijohte prova, atëherë fillon procedimi penal. Ne nuk e dimë çka ndodh në atë drejtim, por kjo informatë është shumë shqetësuese për neve. Ne këto informata nuk bën në këltë formë me pranu, por Presidentja është dasht shumë më herët. Kur vendimi ishte në 2020 në favor të Vetëvendosjes, kurrëkush nuk bënte vërejtje, pse tash me bë vërejtje?”, tha Koci.