KMShK u bën thirrje mediave: Mos publikoni pamje që cenojnë dinjitetin dhe integritetin e njeriut
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) u ka bërë thirrje mediave që gjatë raportimit të respektojnë Kodin e Etikës dhe të shmangin publikimin e pamjeve që cenojnë dinjitetin dhe integritetin e njeriut.
Në reagimin e KMShK-së thuhet se mediat duhet ta kenë parasysh interesin e publikut dhe të shmangin raportimin sensacional.
“Mediat gjatë raportimit të kenë parasysh interesin e publikut, të shmangin raportimin sensacional dhe në asnjë rast të mos publikojnë përmbajtje joetike, të papërshtatshme dhe denigruese”, thuhet në reagim.
KMShK ka kërkuar që standardet etike të respektohen gjatë raportimit dhe të mos ekspozohen pamje të papërshtatshme që cenojnë integritetin njerëzor.