KMDLNj: Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë është dokument politik e folklorik, nuk prodhon asnjë efekt juridik
Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar pas rezolutës së miratuar në Kuvendin e Shqipërisë e cila ka për qëllim të hedhë poshtë akuzat për trafikim me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.
KMDLNj këtë rezulutë e ka quajtur dokument politik, e që kot i rrit shpresat e familjarëve e të vet akuzuarëve.
“Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë është dokument politik dhe nuk prodhon asnjë efekt juridik përveç se i rrit shpresat dhe pritjet e të akuzuarve, familjeve të tyre dhe që iu siguron mbrojtësve një alibi për mbrojtjen që ua kanë bërë deri më tani e që KMDLNj e konsideron më shumë si mbrojtje folklorike se juridike. Hiç faktin se procesi ende nuk ka filluar, për KMDLNj –në është shqetësuese që deri më tani mbrojtja nuk ka arritur ta rrëzojë asnjë vendim të Gjykatës Speciale për caktim të paraburgimit për asnjërin të akuzuar e tash edhe të dënuar”. Thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.