Klinaku: Sot martohet djali i Jakup Krasniqit, fati deshi që ai të mos jetë në këtë mes - NACIONALE

Klinaku: Sot martohet djali i Jakup Krasniqit, fati deshi që ai të mos jetë në këtë mes

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë të ditur se sot martohet djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Klinaku thotë se “fati deshi që baca Jakup të mos jetë në këtë mes” pasi po përballet me akuza nga Gjykata Speciale në Hagë.

Shkrimi i plotë i z. Klinaku:

Shqiptarët, sipas traditës, gjithmonë dasmat i kanë bërë me prezencën e personave të familjes, farefisit dhe shoqërisë.

Sot, Baca Jakup Krasniqi e marton djalin Altinin.

Njerëzit më të afërt duan që të marrin pjesë në këtë ngjarje të gëzueshme, por fati e deshi që baca Jakup të mos jetë në këtë mes, sepse po përballet me një padrejtësi të madhe në Hagë.

Urime Altin Krasniqi dhe Elizabetë Sylaj!

U trashëgofshi!

Lajme të ngjashme