Klinaku: Me gruan që fyeu Milazim Thaçin duhet të merret drejtësia - NACIONALE

Klinaku: Me gruan që fyeu Milazim Thaçin duhet të merret drejtësia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj fyerjes që përkrahësja e Albin Kurtit, Mahmudije Haziri, ia ka bërë Milazim Thaçit, njëri nga personat e vetëm që i ka mbijetuar Masakrës së Izbicës.

I pari i veteranëve të UÇK-së ka thënë se me personat e tillë duhet të merren organet e dritësisë.

“Me trushpërlarët që po e gëzojnë dhe keqpërdorin lirinë duhet që të merret drejtësia, para se populli të merret me ta”, ka shkruar Klinaku në profilin e tij në “Facebook”.

Gazeta Nacionale dje ka publikuar një video nga seanca për krime lufte ku po gjykohet i dyshuari Muhamet Alidema.

Në seancë dha dëshmi emocionuese Milazim Thaçi, njëri nga personat e vetëm që i ka mbijetuar Masakrës së Izbicës.

Megjithatë, fjalë të rënda për plakun nga Drenica ka pasur një përkrahëse e madhe e Kurtit dhe Vetëvendosjes.

Një grua me emrin Mahmudije Haziri e ka quajtur qen plak Milazim Thaçin.

Ajo është përfshirë në disa replika me komentues, ku e ka ofenduar.

Haziri ka edhe fotografi me kryeministrin Kurti.

Lajme të ngjashme