Klinaku kërkon rritjen e pagës minimale deri në miratimin e ligjit të ri - NACIONALE

Klinaku kërkon rritjen e pagës minimale deri në miratimin e ligjit të ri

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Aplikimi, vlerësimi dhe verifikimi i veteranëve është bërë në përputhje me legjislacionin, thotë ushtruesi i detyrës së kryetarit i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.

Sipas Klinakut, ligji i mëparshëm është në fuqi deri në krijimin e ligjit të ri.

Ai nënvizoi nevojën për rritje të pagës minimale si dhe përfshirjen e veteranëve në përfitimet e ligjit.

Postimi i plotë:

Meqë zëdhënësi paska treguar në media se çfarë kanë sjellur te ne si propozime nga kryeministri Kurti, po e theksoj këtë:

Aplikimi, vlerësimi dhe verifikimi i veteranëve është bërë mbi bazë të ligjit. Për çdo shkelje të ligjit janë organet kompetente, dhe pas thirrjeve tona, ka filluar proces gjyqësor dhe lënda është në gjykatë.

Deri sa të bëhet ligj i ri, vlen ligji i vjetër, pra duhet të rritet paga minimale në Kosovë e krahas saj edhe beneficioni i veteranit që lidhet me të.

Ligj i ri për vlerësim e verifikim, përveç dosjeve që janë në prokurori e nuk ka se si bëhet, është edhe ndërhyrje në procesin gjyqësor.

Por, pasi ta shqyrtojmë, gjithsesi do t'i kthejmë përgjigje me shkrim.

Lajme të ngjashme