Klan Kosova: Nëna e Getit, në mesin e të arrestuarve në Minstrinë e Infrastrukturës - NACIONALE

Klan Kosova: Nëna e Getit, në mesin e të arrestuarve në Minstrinë e Infrastrukturës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sipas raportimeve të Klankosova, në aksionin e zhvilluar sot nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, njëra nga të arrestuarat është Florije Kelmendi Selimi, nëna e reperit të njohur shqiptar Ghetto Geasy.

Ajo, së bashku me dy zyrtare të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës, dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Lajmin për këtë aksion, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”.

Lajme të ngjashme