“Kjo Qeveri nuk e ka”, Abdullahu: Duhet moral politik me u dorëheq dikush
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahi, ka thënë se për të dhënë dorëheqje nga një post qeveritar duhet moral politik.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria Kurti nuk e ka një gjë të tillë.
“Duhet moral politik me u dorëheq dikush - duhen politika të moralshme me shkarku dikend- Kjo Qeveri nuk e ka asnjërën”, ka shkruar Abdullahu.