Kjo është përbërja e Komisionit Parlamentar për Media
Përbërja e Komisionit Parlamentar për Media në Kuvendin e Kosovës është caktuar.
Ky komision, i cili do të udhëhiqet nga deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi do t`i ketë nëntë anëtarë.
Gazeta Nacionale ka mësuar se zëvendëskryesues të komisionit do të jenë Alban Bajrami nga VV-ja dhe Igor Simiçi nga Lista Serbe.
Kurse, anëtarë do të jenë Egzon Azemi, Fitim Haziri, Bajram Mavriqi, Ganimete Musliu, Ermal Sadiku, Emilja Rexhepi.