"Kiss the gays", reagojnë aktivistët e LGBTQI+ ndaj grafiteve kërcënuese në kryeqytet - NACIONALE

"Kiss the gays", reagojnë aktivistët e LGBTQI+ ndaj grafiteve kërcënuese në kryeqytet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grup aktivistësh të pavarur nga komuniteti i LGBTQI+ në faqen e tyre në Facebook “Dylberizm” kanë reaguar kundër grafiteve kërcënuese dhe urrejtëse.

Në reagim, ata kanë deklaruar se këto aktet e urrejtjes kanë për qëllim të shkaktojnë frikë dhe heshtje në komunitetin e tyre.

Aktivistët e këtij komuniteti kanë thënë se nuk do të lejojnë që urrejtja dhe mbishkrimet kërcënuese t’i shndërrojnë hapësirat publike në vende të pasigurta.

Reagimi:

Në orët e para të mëngjesit, punëtorë e studentë dylbera kemi ecë nëpër mbishkrime urryese ndaj neve me qëllim me na frikësu e me na heshtë. Dylberizm osht knej për me bo secilën rrugë të sigurtë për krejt. Bashkë me neve jonë edhe shumë persona tjerë queer e aleatë që dojnë m’i jep rrugëve të qytetit dashni e siguri e jo krim e urrejtje. Na jemi knej, jemi gej edhe jemi gati m’i mbrojtë hapësinat tona publike!

Lajme të ngjashme