“Kishte delegatë që nuk kishin të drejtë vote”: "Kontestohet" Kuvendi i LDK-së, ku Abdixhiku i shpëtoi shkarkimit për pak vota - NACIONALE

“Kishte delegatë që nuk kishin të drejtë vote”: "Kontestohet" Kuvendi i LDK-së, ku Abdixhiku i shpëtoi shkarkimit për pak vota

2 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i degës së LDK-së në Skenderaj, Isa Fejzullahi, ka kontestuar mandatin e disa delegatëve të LDK-së që kanë marrë pjesë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm, i cili është mbajtur të enjten.

Ai ka bërë me dije se disa delegatë që kanë marrë pjesë në këtë kuvend, ku Lumir Abidxhiku për disa vota i mbijetoi shkarkimit nga posti i kryetarit të partisë, nuk kanë pasur të drejtë vote.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka sfiduar qendrën e partisë që të demantojnë.

“Ne kuvendin e LDK-së dje ka pas delegatë le që s’kanë pas të drejtë me votu, po as me qenë aty. Le të më demantojë dikush nga qendra qe vetë i ka zgjedhë ,ma konkret e din Ilir Ferati!!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme