Kirgizia thotë se është marrë vesh për armëpushim me Taxhikistanin - NACIONALE

Kirgizia thotë se është marrë vesh për armëpushim me Taxhikistanin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Autoritetet e Kirgizisë thanë të premten se janë pajtuar për armëpushim me Taxhikistanin pas një konflikti vdekjeprurës kufitar, që po eskalonte drejt luftës me përdorim të raketave e tankeve.

Më herët, dy ish-republikat sovjetike e kanë akuzuar njëra-tjetrën për rifillim të luftimeve në një zonë të kontstuar, ku mbetën të paktën tre të vdekur e dhjetëra të lënduar, raporton agjencia “Reuters”.

Roja kufitare kirgize tha se armëpushimi do të hyjë në fuqi nga ora 16 sipas kohës lokale. Më herët të premten, Rusia bëri thirrje për ndërprerje të veprimeve armiqësore.

Lajme të ngjashme