Kina dënon vizitën e Pelosit në Tajvan: Shkelje serioze me ndikim të rëndë
Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës e ka dënuar ashpër vizitën e Nancy Pelosit në Tajvan, duke e cilësuar atë një "shkelje serioze të parimit - Një Kinë", dhe duke thënë se do të ketë një "ndikim të rëndë" në themelin politik të marrëdhënieve Kinë-ShBA.
Në një deklaratë të lëshuar, ministria tha se vizita e Pelosit "cënon seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës".
“Vizita minon rëndë paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit dhe dërgon një sinjal seriozisht të gabuar për forcat separatiste për ‘pavarësinë e Tajvanit”, thuhej në deklaratën e lëshuar nga ministria.
Më tej, Kina i kërkoi me forcë ShBA-së që "të ndalojë së luajturi "kartën e Tajvanit" dhe të ndërhyjë në punët e brendshme të Kinës, duke e paralajmëruar që "të mos shkojë më tej në rrugë të gabuar dhe të rrezikshme".
