Kiks Kosova: Sulmohet ekipi ynë dhe mbahen dhunshëm në banesë nga një zyrtare policore në Prizren
Është sulmuar fizikisht ekipi i Kiks Kosovës nga një zyrtare policore në Prizren, gjatë hulumtimit të një storje që involvonte zyrtaren policore Shqipe Krasniqi me një rast rrahjeje në mes të miturve në Prizren.
Gjatë tentimit të Kiks Kosovës për të marrë qëndrimin e Krasniqit, nëse kishte ndikuar që njëri nga të miturit, që është 14-vjeçar, të qëndrojë ende në paraburgim tash e disa muaj, derisa djali i saj i përfshirë në rast është i lirë, Krasniqi me dhunë ka futur brenda banesës ekipin e Kiks Kosovës duke e sulmuar fizikisht gazetaren e cila ka pësuar lëndime në duar dhe i janë shqyer rrobat dhe më pas i ka mbajtur të mbyllur për disa minuta dhe madje ua ka konfiskuar mjetet e punës (tripod).
Gjatë kohës sa u mbajtën të mbyllur, Shqipe Krasniqi dëgjohet duke theksuar se po të donte ajo, i mituri që është në paraburgim sot nuk do të jetonte.
Me rastin janë duke u marrë Prokurori kujdestar edhe Prokurori i gazetarëve në Prizren, raporton klan Kosova.tv.