KGjK-ja miraton listën me shërbime esenciale - NACIONALE

KGjK-ja miraton listën me shërbime esenciale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, sot ka mbajtur një mbledhje pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ulje të pagave të sistemit gjyqësore.

KGjK-ja, ka miratuar listën esenciale të shërbimeve derisa Qeveria ta shfuqizojë vendimin që ua përgjysmon pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve, raporton ‘’Betimi për Drejtësi’’.

Lista e plotë e vendimeve

1.Të procedohen dhe mbahen seancat lidhur me masat për sigurinë e të pandehurve në procedurë, shqyrtimet për rastet me paraburgim dhe rastet që kanë të bëjnë me të pandehurit me çrregullime mendore,

2. Trajnimi i kërkesave për sekuestrim dhe masat e përkohshme,

3. Ekzekutimi i vendimeve penale,

4. Çështjet e dhunës në familje (të gjitha fushat),

5. Çështjet e sigurimit të kërkesëpadisë (të gjitha fushat),

6. Përmbarimi i vendimeve për rastet e dorëzimit të fëmijës, realizimit të kontaktit dhe alimentacionit si dhe rastet e tjera në çfarëdo procedure kur është në pyetje interesi i fëmijës.

7. Procedura për dërgimin e personave në rehabilitim (të gjitha fushat),

8. Të gjitha shërbimet administrative

Ky veprim i KGJK-së vjen pas vendimit të Qeverisë Kurti për t’i ulur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Lajme të ngjashme