KFOR-i raportohet se ka nisur hetimet pas pretendimeve se ushtarët kanë blerë drogë
Ditëve të fundit nëpër rrjete sociale ka qarkulluar një video e publikuar nga “Syri.net”, ku thuhet se ushtarët e KFOR-it kanë blerë drogë.
Mbi këto pretendime, KFOR-i ka folur për “Telegrafin”, ku thuhet se kanë nisur hetimet.
“NATO-ja e mban të gjithë personelin e saj me standardet më të larta profesionale dhe etike dhe respekti për sundimin e ligjit është parësor.” – thuhet tutje.
Në fund, KFOR ka përsëritur mesazhin se: “vazhdon të zbatojë plotësisht dhe në mënyrë të paanshme misionin e tij për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”.