KF Drenica e dënon Lushtakun me 400 euro - NACIONALE

KF Drenica e dënon Lushtakun me 400 euro

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Klubi nga Superliga e Kosovës, Drenica, ka reaguar duke e dënuar kapitenin e skuadrës Shkëlzen Lushtakun me 400 euro, pasi që ky i fundit e kishte fyer lojtarin kundërshtar, Elton Cale, në ndeshjen xhiros së kaluar mes Drenicës e Gjilanit.

“Bordi i KF Drenica ka vendosur ta dënoj lojtarin në shumë prej 400 euro, për përdorim të papërshtatshëm gjuhe, që bie ndesh me vlerat që klubi ynë kultivon”, thuhet ndër tjera në komunikatën e lëshuar nga skuadra në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Siç thotë komunikata në vazhdim, të hollat nga dënimi do të konvertohen në donacion për ‘Qendrën rinore’ të qytetit, ku mjetet do të përdoren për fushatë kundër diskriminimit dhe do të realizohet në shkollat fillore në Skenderaj.

Në fund skuadra drenicase e ka ftuar Gjilanin që t’i bashkohet në këtë fushatë, që të punojnë bashkërisht për të dhënë shembull në përmasimin e kulturës në shoqëri.

Lajme të ngjashme