Kështu duket atmosfera nga darka Kurti - Krasniqi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi është i vetmi lider opozitar që ka pranuar ftesën e Kryeministrit Kurti për takim.
Takimi ka nisur para më shumë se një ore. Fotografi i Gazetës Nacionale Visar Kadrolli, ka kapur momentet nga takimi ndërmjet Krasniqit e Kurtit.
Kujtojmë se Kurti këtë ftesë ua dërgoi partive opozitare me motivin e bashkëbisedimit në lidhje me agjendën legjislative, në anën tjetër nga PDK, kanë thënë se në takim do të diskutohet për datën e zgjedhjeve të reja.
