Këshilltarja e Albulena Haxhiut akuzon gjyqtarin Bajraktari për tradhti kombëtare
Këshilltarja politike e Ministres së Drejtësisë, Berita Abazi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka akuzuar gjyqtarin Bajraktari për tradhti ndaj kombit.
Abazi, ka deklaruar segjyqetari mentor Bajraktari, i cili dje është emëruar Nënkryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, është dukë i trajtuar edhe dy qështje tjera, atë të marrjes së ryshfeti të 20 policëve në Zubin Potok si dhe akuzat për korrupsion ndaj ish-ministrit Nenad Rikallo Nenad Rikallos.
“Mentor Bajraktari, dje është emëruar Nënkryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ky gjyqtar, ka në trajtim edhe dy raste tjera: 1) 20 policëve të Zubin Potokut të akuzuar për marrje ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare. 2) Akuzat për korrupsion ndaj ish-ministrit Nenad Rikallo (Lista Serbe). Ne rastin e policëve serb kanë kaluar më shumë se 2 vite, ndërsa në rastin e ish ministrit të LS kanë kaluar më shumë se 4 vite.”, ka thënë Abazi.
Ajo ka deklaruar se këto veprime anti kombëtare nuk kanë tjetër emër përpos tradhti ndaj kombit.