Këshilltari i Nagavcit u jep "gajret" mësimdhënësve: Qeveria do të kujdeset për mirëqenien tuaj
Këshilltari për çështje juridike i ministres së arsimit, Valdrin Dervishaj, ka thënë se Qeveria do të kujdeset që sjellja e SBAShK-ut të mos ndikoj në rrezikimin e mirëqenies së mësimdhënësve.
Këto deklarime i bëri përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ku kritikoi disa analistë, që sipas tij kanë për synim kundërshtimin dhe jo të vërtetën.
Veç kësaj, Dervishaj tha se sindikata ka keqinformuar mësimdhënësit.
"SBASHK ka keqinformuar mësimdhënësit për bazën ligjore të organizimit të grevës duke vepruar si "plangprishës". Kjo ka krijuar një situatë të vështirë ligjore dhe financiare", shkroi ndër të tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:

