Këshilltari i Kurtit thotë se dikush po uron "E gëzofshim Republikën Federative të Kosovës"
Hysamedin Feraj këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, është bërë përsëri pjesë e debateve të fundit ndaj kërkesave të zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Kosova.
Instituti Friedrich-Ebert-Stiftung dhe Instituti Evropian për Paqe tashmë kanë publikuar Draft-Statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Feraj i VV-së në profilin e tij në Facebook ka bërë një urim të pazakontë duke shkruar: “Dikush po uron: e gëzofshim Republikën Federative të Kosovës”.
Ai nuk ka treguar se kush ishte ky dikushi që po uronte për një gjë të tillë.
Feraj është këshilltar i Kurtit për mbikëqyrjen e marrëveshjeve me Republikën e Shqipërisë.
