Këshilltari i Kurtit eskalon rëndë, thotë se Time Kadrijaj më gjatë “ka bashkëpunuar” me Radojçiqin se sa që ka qenë në UÇK
Këshilltari i Albin Kurtit, Hysamedin Feraj, ka eskaluar në akuza ndaj Time Kadrijajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës duke i ulur veprimtarinë në kohë të luftës krahasuar me “bashkëpunimin me kriminelin e luftës Millan Radojçiq.”
“Cillën veprimtari të Timës ta kujtojmë, atë që zgjati pak apo atë që po e zgjat shumë?,” shkroi ai.
Postimi i plotë:
Gati e kishim harruar se Time Kadriaj ka qenë në UÇK-në, ndoshta sepse me vite të tëra ka bashkëpunu me kriminelin e luftës Milan Radojçiq.
Zinxhir ngjarjesh: shefi i Timës e pat shpallë Radojçiqin Zot shpie në Kosovë, së paku në pjesën veriore, Qeveria e Albini e ndoqi me plumba, e shpalli në kërkim dhe të pandehur për krime lufte, Tima goditi Albinnin...
Ndoshta të dy, Tima e shefi i saj muund të thotë se nuk e kan ditur se ka kryer krime lufte, sepse kur njeriu nuk do ta di në gjë ia arrin edhe këtij qëllimi.
E tani cillën veprimtari të Timës ta kujtojmë, atë që zgjati pak apo atë që po e zgjat shumë?
