Këshilltari i Konjufcës komenton demonstratat në Iran: Ateizëm ka më shumë aty ku qeveritë janë paramesjetare
Teologu Drilon Gashi ka komentuar demonstratat që kanë trazuar Republikën Islamike të Iranit, por duke u shprehur në mënyrë paksa të papërshtatshme për një zyrtar shtetëror.
Ai i ka cilësuar si “të tërbuara” këto demnstrata, derisa kritikon regjimin iranian për “politika të gabuara”.
“Ajo që po ndodh atje është një dëshpërim në kuptimin e plotë të fjalës!” – komenton z. Gashi.
Në ballë të protestave që kanë lënë të paktën nëntë persona të vdekur në Iran, janë gratë. Ato po kërkojnë që të mos gjykohen për shamitë e kokës.
Gashi duket sikur sulmon edhe ateizmin duke u shprehur si vijon:
“Përqindja më e lartë e ateizmit në rajon është tek ato vise, si reagim ndaj kufizimeve të vendosura ndaj tyre nga qeveritë e tyre, të cilat i përkasin epokës së errët paramesjetare, në fushën e statusit personal!!” – ka thënë këshilltari i kryekuvendarit Konjufca.
Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:

