Këshilltari i Konjufcës i reagon Lajçakut që tha se "do të nevojiten takime tjera" për dinarin: "Posi, derisa të bëjë shelgu duda, the end" - NACIONALE

Këshilltari i Konjufcës i reagon Lajçakut që tha se "do të nevojiten takime tjera" për dinarin: "Posi, derisa të bëjë shelgu duda, the end"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Femi Tahirsylaj, këshillitar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj takimeve që u mbajtën të martën në Bruksel, ku përfaqësuesit e Bankës Qendrore u takuan me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak lidhur me çështjen e ndalimit të dinarit.

Tahirsylaj ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime më, pasi Lajçka shkroi se nevojiten takime të tjera.

Ai ka shkruar “the end” duke parlajmëruar fundin e takimeve.

Tha se "do të nevojiten takime shtesë". Posi, derisa të bëjë shelgu duda. The End!” – ka shkruar ai.

Nga ana tjetër, Lajcak ka thënë se mirëpret përkushtimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.

Ai ka thënë se takimi i sotëm është një hap i rëndësishëm, teksa ka ka thënë se nevojiten takime të tjera.

Unë mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm i Dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë.” – ka shkruar Lajçak në rrejtin social “X”.

Lajme të ngjashme