Këshilltari i Gërvallës kritikon pamjen e shtatores së Blairit: Mirë që nuk ishte për ta parë atë turp - NACIONALE

Këshilltari i Gërvallës kritikon pamjen e shtatores së Blairit: Mirë që nuk ishte për ta parë atë turp

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Leutrim Sahiti, këshilltar i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është përfshirë në debatin rreth shtatores së Tony Blairit, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe, e cila u kritikua për pamjen jo të duhur.

Në shkrimin e tij, Sahiti theksuar se mirë që Blair nuk ishte në Feriza për ta parë “atë turp që iu bë me shtatoren, që vetëm atij nuk i ngjason”.

Tutje, Sahiti ka vlerësuar se të tilla “sakndale” duhet të parandalohen me ligj.

“Është koha e fundit që turpet dhe skandalet e tilla t’i parandalojmë duke përcaktuar me ligj që vetëm shteti me komision të veçantë të miratojë versionin final të shtatoreve, busteve, duke përfshirë edhe vendin ku vendoset por edhe kujt i ndërtohet shtatore apo bust. E dhimbshme në çfarë niveli kemi arritur duke komercializuar edhe historinë tonë të lavdishme për interesa të ngushta ekonomike dhe politike” – ka shkruar Sahiti, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme